Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Newcastle “shtrin në tapet” Manchester United, fiton 4-1 kundër rekordmenëve të Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
Newcastle “shtrin në tapet” Manchester United, fiton 4-1
 

Manchester United po përjeton sezonin më të dobët në dekadat e fundit dhe kjo nuk është më një sekret. Ekipi i “Djallit” nën drejtimin e Ruben Amorim nuk ishin në gjendje të bënin rezistencë kundër Newcastle në fushën e këtyre të fundit. Ndeshja në “St. James' Park” u mbyll me shifrat e thella 4-1.

Goli i parë erdhi në minutën e 24 me Tonalin. Mesfushori italianë nuk i dha asnjë shans portjerit të Manchesterit, duke “shkundur” rrjetën. Megjithatë, United gjeti forcën për të barazuar ndeshjen me Garnacho. Por kaq, Manchesteri nuk pati gjunjë në pjesë e dytrë për të bërë më shumë. Newcastle shënoi 3 gola të tjerë, me protagonist Barnes, dygolësh dhe një tjetër finalizimi i Guimaraes. Kjo përballje vuri në dukje diferencën e madhe mes dy klubeve në fjalë. Një Manchester që e ka humbur “busullën” në Prmeier League, ndërsa “Qymyrxhinjtë” janë duke shijuar një nga edicionet më të frytshme. Momentalisht Newcastle renditet në vendin e 4-të me 56 pikë,  ndërsa United lundron në “ujëra të trubullta”, vetëm të 14-të.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga