Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

"Nëse luajmë si ndaj Everton, ta harrojmë titullin", Van Dijk pas humbjes: Nuk dhamë maksimumin, e papranueshme

Shkruar nga NEWSPORT
"Nëse luajmë si ndaj Everton, ta harrojmë titullin",
Virgil Van Dijk

Liverpool u mposht mbrëmjen e djeshme në derbin përballë Everton, duke e bërë shumë të vështirë fitimin e titullit kampion të Premier League. Djemtë e Klopp morën një disfatë 2-0, diçka që nuk është ‘kapërdirë’ aspak lehtë nga stafi apo lojtarët. Diçka të tillë e shpreh edhe kapiteni i “The Reds”, Virgil Van Dijk.

Mbrojtësi holandez tregon zhgënjimin e madh në këtë humbje. Madje, Van Dijk vë në dyshim nëse lojtarët kanë dhënë apo jo maksimumin në këtë sfidë. 32-vjeçari shton më tej, se nëse do t’i luajnë ndeshjet e mbetura si përballë Everton, ta harrojnë titullin kampion.

“Jemi shumë të zhgënjyer, mendoj se secili nga ne duhet të shohë se çfarë bëri në fushë. Duhet të pyesim veten nëse vërtetë dhamë maksimumin dhe nëse vërtetë e duam titullin kampion. Nuk mund të lejojmë që ky sezon të përfundojë në këtë mënyrë.

Duhet të vazhdojmë luftën sepse ka ende ndeshje. Por nëse luajmë siç bëmë ndaj Everton, nuk kemi asnjë shans për titullin. Në ndeshje të tilla, minimumi që duhet të bëjmë është të luftojmë. Ne na mungoi kjo, duhet ta shohim veten në pasqyrë dhe të reflektojmë, kjo është e papranueshmë”, është shprehur kapiteni i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga