Trajneri anglez Michael Carrick edhe pse e mori drejtimin e Manchester United mes kolapsit në rezultate dhe lojë, brenda 5 ndeshjesh, 44-vjeçari ka vendosur ekuilibrat në skuadër. “Djajtë” nën drejtimin e Carrick kanë 4 fitore dhe 1 barazim, ecuri mbreslënëse.
Por raportimet e fundit nga gazetari sportiv në Ishull Tyrone Marshall, janë vërtetë “goditëse”. Sipas Marshall, trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann po shfaqet si alternative e besueshme për të marrë drejtimin e Manchesterit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Bordi i 20 herë kampionëve të Premier League synon që Nagelsmann të krijoi një epokë si ajo e Sir Alex Ferguson, pra jetëgjate dhe e sukseshme.
Edhe pse Carrick po bën mirë dhe ka tregiar se mund ta përballojë presionin, shanset që drejtuesit t’i ofrojnë rinovimi përtej verës janë thuajse minimale. Aktualisht, Nagelsmann ka kontratë me “Pancerat” deri në verën e vitit 2028-të.
???? JUST IN : Julian Nagelsmann is emerging as a leading candidate for the Manchester United managerial role.
— Speedline (@speedlinexx) February 13, 2026
[@TyMarshall_MEN] pic.twitter.com/4LIpFJhGSF
