Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar 6 sfida të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Anglisë. Në këto ndeshje kishte rezultate të pritshme, por edhe surpriza.
Chelsea u mposht në transfertë 0-2 nga Newcastle, duke u eliminuar dhe “hequr dorë” nga një trofe. Surprizuese ishte dhe humbja e Aston Villa në shtëpi 1-2 kundër ekipit të Crystal Palace.
Në krahun tjetër, Manchester United duket se është “çliruar” pas largimit të Ten Hag. Të drejtuar momentalisht nga Van Nistelrooy, “Djajtë e Kuq” mposhtën pa mëshirë 5-2 Leicester. Në krahun tjetër, Liverpool fitoi 3-2 ndaj Brighton dhe Arsenal 3-0 kundër Preston.
Një tjetër surprizë aspak e vogël ishte dhe eliminimi i Manchester City. “Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola u mposhtën në transfertë nga Tottenham. Sfida e zhvilluar “Tottenham Hotspur Stadium” përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
REZULTATET:
Brighton 2 – 3 Liverpool
Aston Villa 1 – 2 Crystal Palace
Manchester United 5 – 2 Leicester
Newcastle 2 – 0 Chelsea
Preston 0 – 3 Arsenal
Tottenham 2 – 1 Manchester City