
Arsenali prej disa vitesh tashmë është në prej ekipeve pretendente për të fituar titullin në Premier League. Edhe këtë sezon “Topçinjtë” shihen si të tillë dh për të arritur tek titulli, Mikel Arteta kërkon sërish përforcime në merkaton e janarit.
Timonieri i angleze u ka bërë të ditur drejtuesve se dëshiron Alexander Isak. Sulmuesi suedez pëlqehet shumë nga Arteta, i cili e shikon si të duhurin për formacionin e tij.
Isak prej 3 sezonesh është protagonist në Premier League, ku mban veshur fanellën e Newcastle. Sulmuesi ka arritur të shënojë 36 gola dhe 6 asiste në 73 sfida të luajtur në të gjitha kompeticione, paraqitje këto që kanë bërë për vete Artetën.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se Arsenali pritet që në javët në vazhdim të nisë bisedimet me Neëcastle për një transferim të mundshëm të suedezit. Kujtojmë se sipas “Transfermarket” Isak vlerësohet me 75 milionë euro, shifër kjo e konsiderueshmë për “Topçinjtë”, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.