Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Kam një ekip me karakter”, Ten Hag pas barazimit: Në pjesën e dytë ekipi mori më shumë përgjegjësi

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam një ekip me karakter”, Ten Hag pas barazimit: Në
Erik ten Hag

Manchester United dhe Bournemouth nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre. Një barazim që vazhdon t’i mbajë larg një vendi në Europa League.

Erik Ten Hag foli pas barazimit, me holandezin që theksoi se skuadra e tij në pjesën e parë bëri disa gabime. Ndërkohë ai nënvizoi se në 45-minutëshin e dytë ekipi mori më shumë përgjegjësi.

“Ne kemi një ekip me karakter. Sigurisht, ne duam të fitojmë, por ne e humbëm topin tre herë në zona ku nuk duhej ta kishim humbur. Nuk ishim gjithmonë të organizuar mirë, sidomos në anën e djathtë kishte boshllëqe dhe situata ku mund të kishim përfituar. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Morëm më shumë përgjegjësi. Në pjesën e dytë ishin dy gjëra që u thashë djemve të bënin, të qëndronin në pozicion dhe të mos bënin gabime dhe pastaj të bënim punën ton në mbrojtje,”-deklaroi Ten Hag.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga