
Kai Havertz foli pas ndeshjes së fundit të Arsenal në Premier League, ku nuk arritën të shpalleshin kampion pasi Manchester City fitoi ndeshjen e saj. Vetëm 2 pikë më pak dhe ‘Topçinjtë’ detyrohen të shohin ‘Qytetarët’ për herë të dytë rradhazi kampion kur ishin aq pranë trofeut.
Sipas gjermanit, ndonjëherë futbolli nuk është i drejtë dhe Arsenal meritonte më shumë se kaq, ndërsa jep premtimin që vitin tjetër do të jenë akoma më mirë.
“Më vjen keq për tifozët e Arsenalit, për të gjithë ne. Dhamë më të mirën tonë, por nuk ishte e mjaftueshme. Ndoshta pas 2-3 muajve mund të themi që bëmë një luftë të mirë, por tani për tani ndihem se meritonim më shumë.
Sipas meje, futbolli ndonjëherë nuk është i drejtë. Shumë frustruese, e vështirë. Vitin tjetër ne do të jemi një skuadër akoma më e mirë dhe do të japim gjithçka”, tha Havertz.