Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Haaland i lë “targën” Cristiano Ronaldos në Premier League, “BISHA” norvegjeze “uragan” golash

Shkruar nga NEWSPORT
Haaland i lë “targën” Cristiano Ronaldos në Premier
Erling Haaland

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland po kalon kohën më "GOLD" të tijin dhe po ngjitet me shpejtësi “rrufe” në radhët e golashënuesve më të mirë tëPremier League. Sulmuesi i cili luan për Manchester City u bë lojtari më i shpejtë që shënoi 50 gola, dhe më pas 100, gola në Premier League.

Por Haaland pritet që si fillim të tejkalojë numrin total të golave ​​të regjistruar nga legjendat dhe golashënuesit njësoj, konkretisht Cristiano Ronaldon i cili shënoi 103 herë në këtë garë për Manchester United.

Sulmuesi norvegjez shënoi golin e 100-të në ndeshjen kundër Fulham në Craven Cottage. Nuk shënoi asnjë gol teksa City mundi Sunderland 3-0. Ai shënoi dy herë jashtë fushe kundër Crystal Palace më 14 dhjetor për t'a çuar bilancin e tij në 102.

Dy golat e Haaland kundër West Ham të shtunën e çuan atë në 104 gola në këtë garë, duke lënë pas rezultatin e Ronaldos. Por Haaland e ka përfunduar këtë sukses në një shifër të jashtëzakonshme prej 114 ndeshjesh, krahasuar me 236 të Ronaldos.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu