
Julian Alvarez
Julian Alvarez po konsideron të ardhmen e tij te Manchester City. Sulmuesi ndodhet aktualisht me Argjentinën në Lojërat Olimpike dhe pas përfundimit të turneut do të vendosë të ardhmen e tij.
“Sezonin e fundit isha mes lojtarëve me më shumë minuta në skuadër. Por, është e vërtetë që në fund të fundit, nuk të vjen mirë kur lihesh jashtë ndeshjeve të rëndësishme. Ti do të kontribuosh dhe të luash në këto ndeshje.
Te City ndihem mirë, sigurisht të gjithë lojtarët duan të luajnë më shumë, por jam i lumtur. Nuk kam ndaluar së menduari për atë që do të bëj. Kur të mbarojnë Lojërat Olimpike do të marr pak kohë për të menduar rreth asaj që dua për veten time”, tha Alvarez.
Poll