Marcus Rashford pritet që të largohet nga Manchester United në merkaton e kësaj vere. Sulmuesi anglez nuk është më i pashitshëm, me drejtuesit e “Djajve të Kuq”, që tashmë i kanë vendosur edhe çmim.
Sipas medias prestigjoze “The Sun”, United ka nxjerrë në shitje Marcus Rashford, por për të nuk do të pranojë oferta më të ulëta se 80 milionë euro. Pra, cilido ekip që dëshiron shërbimet e tij, s’mund të trokasë në derën e “Djajve” pa pasur këtë shifër gati.
Kujtojmë që këtë sezon, Rashford është aktivizuar në 40 sfida, në të cilat ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar në 5 të tjerë.
Ndërsa, për 26-vjeçarin, Manchester United është ekipi në të cilin është rritur, pjesë e të cilëve është që prej vitit 2016, kohë kur aktivizohej me moshat U-18.