Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Liverpool në “Old Trafford”. Një që i mban larg një vendi në kompeticionet europiane për sezonin e ardhshëm.
Mjaft i zhgënyer ishte Erik Ten Hag, i cili theksoi se skuadra e tij ka humbur shumë raste në 3 ndeshjet e fundit, ndërsa deklaron se kanë humbur 7 pikë. Ndër të tjera ka nënvizuar se është krenar për lojtarët pasi skuadra ëhstë përmirësuar në sfidat e fundit.
“Jam i zhgënjyer nga fakti se brenda një jave humbën shtatë pikë, duhet të fajësojmë veten sepse kemi bërë disa gabime idiote. Por, pastaj ndjehem krenar sepse shoh që skuadra është përmirësuar shumë.
Duhet të vazhdojmë të luftojmë për një pozicion më të mirë në Premier League dhe duhet të mësojmë. Ndaj Brentford kemi bërë një paraqitje negative, ndërsa me Chelsean dhe Liverpool meritonim fitoren”, ka deklaruar holandezi.