
Ish-trajneri i Leicesterit, Craig Shakespeare ka vdekur në moshën 60-vjeçare. Shakespeare ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të enjte, i rrethuar nga familjarët e tij.
Ai u diagonostikua me kancer vitin e kaluar, teksa po merrte trajtim.
Craig ishte asistent i Caludio Ranierit në sezonin që Leicester fitoi titullin kampion në Premier League, në vitin 2016. Ndërsa 1 vit më vonë, kur Ranieri u largua, Shakespeare mori drejtimin e ekipit.
Në debutimin e tyre të parë në Champions League, Craig bëri mjaft mirë me ekipin e Leicester. Ata arritën deri në çerekfinalet e kompeticionit, duke dhuruar paraqitje mjaft pozitive.
Ish-trajneri ka lënë pas një dhimbje të madhe, për të gjithë familjarët, por jo vetëm. Miq të tij brenda dhe jashtë botës së futbollit, janë të mbërthyer nga dhimbja e vdekjes së legjendës angleze.