Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Vjen një trajner i ri dhe papritur të gjithë shqetësohen”, Rosenior flet pas “rrëmujës” që solli situata e Palmer

Shkruar nga NEWSPORT
“Vjen një trajner i ri dhe papritur të gjithë
Liam Rosenior

Ndër emrat mjaft të përfolur sa i takon lëvizjeve në merkaton e janarit, është edhe fantazisti Cole Palmer. Futbollisti i cili luan për ekipin e Chelseas, është përfolur për një transferim të mundshëm tek Manchester United.

Pikëpyetjet më të mëdha nisën kur kishte "zëra" se 23-vjeçari nuk ndihej mirë tek “blutë” dhe prandaj do të lëvizte. Gjë e cila më vonë u hodh poshtë nga trajneri i skuadrës, së Chelseas, Liam Rosenior.

Edhe në intervistën e dhënë për "Sky Sport", kur tekniku i skuadrës, Rosenior u pyet nga gazetarët nëse Palmer ishte i “paprekshëm”, ai ka pohuar duke thënë: Po dhe po, është shumë e thjeshtë.

Ndër të tjera trajneri u ndal edhe tek arsyeja e “thashetheme” të shumta, të cilat si synim kanë që të krijojnë një figurë negative të tijin.

"Nuk jam i befasuar nga thashethemet. Një trajner i ri vjen dhe papritmas ka njerëz që po kërkojnë të shqetësohen. Nuk është e vërtetë. Cole është këtu, ai është shumë i lumtur dhe mezi pres ta shoh në fushë”, është shprehur Rosenior.

Sa i takon rrugëtimit të Cole Palmer me fanellën e Chelseas ai ka një kontratë e cila është e vlefshme deri në vitin 2033. 

Poll

Lexo gjithashtu