Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U përfol se do transferohej te “Djajtë e Kuq”, Rosenior shuan “zërat” për Palmer: Është pjesë e planeve tona!

Shkruar nga NEWSPORT
U përfol se do transferohej te “Djajtë e Kuq”, Rosenior
Liam Rosenior dhe Cole Plamer

Diskutimi i transferimeve ka pasur në qendër të vëmendjes, një lëvizje të mundshme të Cole Palmer i cili aktualisht luan tek Chelsea për të ikur drejt Manchester United. Ndërsa pasi filluan spekulimet e shumta ka ardhur edhe reagimi i parë nga trajneri i Chelseas, Liam Rosenior.

Ndër të tjera tekniku i skuadrës ka treguar se mes tij dhe sulmuesit ka pasur bisedime të gjata, nga ku ka kuptuar se futbollisti ndihet shumë i lumtur tek skuadra. Për më tepër Rosenior ka përforcuar "bindjen" e tij duke thënë se Palmer është pjesë e planeve afatgjata të tyre.   

 “Kam pasur shumë biseda me Cole dhe ai duket, dhe është, shumë, shumë i lumtur që është këtu. Ai është një pjesë e madhe e planeve tona afatgjata, është një lojtar i jashtëzakonshëm. Çdo lojtar kalon momente të vështira në karrierën e tij me lëndime, por kjo nuk është tregues i cilësisë së tij”, është shprehur trajneri i Chelseas.

Rikujtojmë se mesfushori u bë pjesë e kampit blu në shtator të vitit 2023, pasi u largua nga Manchester City.

 

Poll

Lexo gjithashtu