Raportimet e fundit për të ardhmen e sulmuesit Cole Palmer janë vërtetë “bombastike”. “LiveScore” raporton se futbollisti anglez është i gatshëm të rikthehet në Manchester, por kësaj radhe jo më te City, ama te rivalët e “përjetshëm” te United.
Edhe pse 23-vjeçari ka kontratë me Chelsea deri në verën e vitit 2033, dëshira e Palmer mund të luaj rol thelbësor për kalimin te “Djajtë”. 20 herë kampionët e Premier League e kanë treguar në të kaluarën se mund të përballojnë transferime të “çmendura” në merkato, teksa i radhës mund të jetë pikërisht ylli i “Bluve” të Londrës.
Fakti që Cole Palmer kërkon zhvendosjen nga “Stamford Bridge”, do të thotë se ka krisje të theksuar mes palëve. Vlera e protagonistit në fjalë arrin deri në 120 milionë euro sipas “Transfermarkt”.
???????????????????????? ➡️ ???????????? ???????????? ????
— LiveScore (@livescore) January 23, 2026
The Chelsea star reportedly wants to return to Manchester and could join his boyhood club.
What a transfer this would be ???? pic.twitter.com/doF9q1CzWS
