
Manchester Unitedi i këtij sezoni po e vuan tepër mungesën e një sulmuesi kryesor që të udhëheqë ofensivën. As Hojlund e as Zirkzee nuk janë në pritshmëritë e klubit anglez.
Së fundmi në një intervistë, ish-i i madh Rio Ferdinand ka deklaruar se cili sulmues i nevojitet “djajve të kuq”. “Ne kemi nevojë për Victor Osimhen. Ai është dikush që ka përvojë dhe mund të shënojë gola. Dikush që mund t’u tregojë këtyre djemve të rinj në Manchester United se si bëhet kjo”, shprehet ish-mbrojtësi i klubit.
Sulmuesi nigerian aktivizohet momentalisht në Galatasaray ku ka shënuar 20 gola këtë sezon në kampionatin turk. Kartoni i Osimhen zotërohet nga Napoli, të cilët nuk do ta lejonin atë të largohej për një shumë të vogël.