Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E PAPRITUR/ Vetëm 17 fitore në 44 ndeshje nën drejtimin e Amorim, Manchester United gjen trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Vetëm 17 fitore në 44 ndeshje nën drejtimin e Amorim,
Manchester United/ © Credits instagram.com/manchesterunited/

Edhe pse trajneri portugez Ruben Amorim erdhi me poretendime të mëdha në Manchester, deri tani mund të quhet pa frikë një dështim. Janë 44 ndeshje ku 40-vjeçari është në “timonin” e United, por ka arritur të marrë vetëm 17 fitore, e pasuar me 18 humbje dhe 9 barazime.

Nëse i referohemi sezonit të ri, “Djajtë” nuk e kanë “shijuar” ende fitoren, 1 barazime dhe 1 humbje. Mediat franceze, konkretisht “L‘Equipe” bën të ditur se Zinedine Zidane është gati të marrë drejtimin e klubit anglez, por ka dy kushte.

E para ka të bëjë me pushtet absolut në klub, ku fjala e tij të jetë urdhër për ekipin dhe e dyta, bordi të jetë i gatshëm ti plotësojë kërkesat për transferimet në merkato që vetë “Zizou” dëshiron. Zidane ka prej vitit 2021 nuk drejton ekip.      

Poll

Lexo gjithashtu