
N'Golo Kante
N’Golo Kante po përflitet për një rikthim në Londër. Ish-mesfushori i Chelsea-t mesa duket është bezdisur nga Arabia Saudite aty ku mban veshur fanellën e Al-Ittihad dhe tashmë po mendon të largohet.
Janë londinezët e West Ham që kanë shprehur interes për të rikthyer Kante në Premier League. Mesfushori francez po e mendon seriozisht largimin nga Arabia Saudite dhe destinacioni i ardhshëm pritet të jenë pikërisht “Çekanët”.
Por, për West Ham nuk do të jetë aspak e lehtë që të finalizojë këtë operacion. Klubi arab i Al-Ittihad është kundër shitjes së 33 vjeçarit. Kujtojmë që Kante ka kontratë me arabët deri në vitin 2026.
Poll