Pavarësisht se në ekip ka plot 44 lojtarë, Chelsea nuk e ka ndërmend të ndalet në merkato. “Blutë e Londrës” kanë arritur akordin me Wolverhampton për të transferuar sulmuesin, Pedro Neto.
Ky i fundit ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsean. Ndërkohë, që këta të fundit do të paguajnë plot 63 milionë euro për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit. Londinezët gjithashtu kanë rezervuar edhe ditën për vizitat mjekësore për portugezin.
Kujtojmë që vetë futbollisti ka një karrierë të gjatë në Portugali, ku ka mbajtur veshur fanellën e Vianense, PEJ, Palmeiras, dhe Bragës. Gjithashtu, Neto ka luajtur edhe në Serie A me Lazion para se të transferohej në Premier League.
Poll