Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Wolves. Një pikë e cila mban “Djajtë” jashtë Europa League, teksa pas 19 javësh kanë grumbulluar vetëm 30 pikë.
Ruben Amorim nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas kësaj sfide, me timonierin e “Djajve” që thekson se ishte një ndeshje e çuditshme, ndërsa mungoi cilësia.
“Ishte një ndeshje e çuditshme. E dinim që do të ishte ndryshe nga ajo kundër Newcastle. Sot na duhej më shumë imagjinatë për të krijuar raste. Në pjesën e parë patëm vështirësi ta merrnim topin mbrapsht. Ata e mbushën mesfushën me shumë lojtarë. U përpoqëm, por cilësia mungonte.
Nuk do të përdor asgjë si justifikim. U përpoqëm të luanim me dy sulmues dhe pastaj pësuam një gol nga një goditje standarte. Thjesht nuk ishte dita jonë”, ka përfunduar Amorim.
