
Në pak më shumë se dy javë, Anglia mund të marrë një vendim historik në botën e futbollit.
Më 6 qershor, klubet e Premier League do të mblidhen për të votuar nëse do të mbajnë VAR-in apo do ta heqin atë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Janë disa arsye që mund ta çojnë ligën më të fortë në Evropë drejt një vendimi që do të ndryshonte sezonin.
Wolverhampton – Wolves është një nga klubet që është më së shumti kundër VAR, madje janë këta ‘drejtuesit’ e kësaj kryengritje. Vetë klubi i Wolves i ka dërguar një ankesë Premier League për të votuar mbi këtë çështje. Klubi pranon që teknologjia u prezantua me mirëbesim, pork a çuar në pasoja shumë negative që po dëmtojnë marrëdhëniet midis tifozëve dhe futbollit.
Premier League – Nga ana e tjetër, Premier League ka bërë të ditur se i njeh dhe i pranon shqetësimet në lidhje me VAR-in, por në të njëjtën kohë mbështet plotësisht këtë tekonologji dhe vazhdon të mendojë se VAR-i ndihmon gjqytarët për t’u përmirësuar dhe redukton gabimet.
Pritet të shihet me 6 qershor se çfarë do të vendoset mbi një çështje kaq delikate. Klubet angleze e kanë në dorë tashmë që të bëjnë ndryshimin e madhe për sezonin e ardhshëm.