
Noussair Mazraoui dhe Leroy Sane
Noussair Mazraoui ka arritur akordin personal me Manchester United. Anësori i Bayern Munich i cili luan në të dy krahët e mbrojtjes, por edhe i avancuar, ka rënë dakord për t’u bashkuar me “Djajtë e Kuq”.
Gjithashtu, Bayern Munich ka dhënë dritën jeshile për këtë transferim. Trajneri i ri i bavarezëve, Vincen Kompany nuk e sheh marokenin në planet e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik, duke bërë që Mazraoui të largohet.
Por në këtë operacion ka vetëm 1 pengesë. Wan Bissaka, mbrojtësi i djathtë aktual i United ende nuk është larguar. Pa u shitur Wan Bissaka, transferimi i Noussair Mazraoui vështirë të kryhet, prandaj “Djajtë e Kuq”, po shpejtojnë për t’i gjetur shtëpi të re mbrojtësin anglez.
Poll