Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E BUJSHME/ Jashtë planeve të klubit, ylli i Chelsea-t pranë transferimit te Fenerbahçe

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Jashtë planeve të klubit, ylli i Chelsea-t pranë
Armando Broja & Raheem Sterling

Pasi zyrtarizuan Jose Mourinhon si trajnerin e ri të ekipit, te Fenerbahçe po mendojnë të përforcojnë ekipin gjatë merkatos verore. Klubi turk po përgatit një nga lëvizjet më të bujshme, pasi ka piketuar një nga yjet e Chelsea-t.

Bëhet fjalë për Raheem Sterling. Sulmuesi anglez është një nga lojtarët më të mirë të “Bluve të Londrës”, por me ndryshimin e trajnerit dhe revolucionin që pritet të ketë klubi londinez, me shumë gjasa është jashtë planeve për sezonin e ardhshëm.

Duke parë situatën në të cilën ndodhet, Sterling po mendon për aventurën e radhës, ku mesa duket pritet të jetë Turqia.

Një nga elementët që do të ndikojë në transferimin e 29-vjeçarit te Fenerbahçe është pikërisht Jose Mourinho, me trajnerin portugez që është një “tifoz” i madh i sulmuesit, të cilin do mundohet ta bindë për t’iu bashkuar në Turqi.

E BUJSHME/ Jashtë planeve të klubit, ylli i Chelsea-t pranë
Armando Broja & Raheem Sterling

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga