
Chelsea është gati të bëjë të pamundurën për të transferuar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen. Ky i fundit e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Serie A, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Për të bindur lojtarin, por së pari Napolin, “Blutë e Londrës” kanë gati një ofertë të majme. Romelu Lukakun, Cesare Casadei dhe 50 milionë euro, për të siguruar shërbimet e Osimhen.
Duke marrë parasysh që Lukaku është një dëshire e Antonio Contes, kjy operacion mund të kryhet. Madje, napolitanët do të siguronin edhe një sulmues të ri si Casadei dhe 50 milionë euro.
Megjithatë, gjithçka mbetet në dorën e vetë futbollistit të Napolit. Osimhen gjithashtu ka oferta edhe nga Franca, aty ku Paris Saint-Germain po shtyn prej muajsh.
Pritet të shihet cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit nigerian, megjithatë Chelsea është aty me ofertë të bujshme.