Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E BUJSHME/ 70 milionë euro, dy mbrojtësit e Bayern Munich transferohen në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 70 milionë euro, dy mbrojtësit e Bayern Munich transferohen
Matthjis de Ligt dhe Noussair Mazraoui

Tashmë gjithçka është e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Matthjis de Ligt dhe Noussair Mazraoui kanë vendosur të mbyllin aventurën e tyre me Bayern Munich, për të nisur një të re në Premier League.

Dy mbrojtësit do të transferohet te Manchester United në kampionatin anglez. Akordi mes klubeve është rritur, ndërsa me lojtarët “Djajtë e Kuq” kishin rënë dakord prej javësh.

Për De Ligt, United do të paguajë 50 milionë euro te Bayern. Ndërkohë që, nga shitja e mbrojtësit maroken, bavarezët do të përfitojnë rreth 20 milionë euro. Dy shitje me bujë, me Bayern Munich që përfiton 70 milionë euro.

Kujtojmë që dy futbollistët kishin dëshirë këtë lëvizje. Kjo edhe për shkak se aty do të gjejnë Erik Ten Hag, trajner me të cilin kanë punuar në kohën kur aktivizoheshin te Ajax në Holandë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga