Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Do të transferohet në La Liga, Van de Beek i jep lamtumirën United: Aventura ime përfundon këtu

Shkruar nga NEWSPORT
Do të transferohet në La Liga, Van de Beek i jep lamtumirën
Donny van de Beek

Donny Van de Beek i ka dhënë fund aventurës së tij te Manchester United. Holandezi ka njoftuar largimin e tij nga “Djajtë” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

27-vjeçari do të vazhdojë karrierën në La Liga, ku ka arritur marrëveshjen me Gironan. Ky operacion ekipit spanjoll i ka kushtuar 15 milionë euro plus bonuse, shifra këto që kanë shkuar në arkat e anglezve.

“E dashur familje e Manchester United, sot është një ditë e paharrueshme, pasi aventura ime në klub po merr fund. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj ndër vite. Që nga momenti kur mbërrita te Manchester United, u ndjeva jashtëzakonisht i mirëpritur dhe u jam mirënjohës të gjithëve në klub që më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Manchester do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, paçit fat të gjithë, ne do të takohemi përsëri”, ka shkruar mesfushori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Donny van de Beek (@donnyvdbeek)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga