Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Barazuan në shtëpi ndaj Chelsea, Pep Guardiola nuk e bën “dramë”: Janë ekip i fortë, por ne nuk e humbëm kontrollin

Shkruar nga NEWSPORT
Barazuan në shtëpi ndaj Chelsea, Pep Guardiola nuk e bën
Pep Guardiola

Manchester City dhe Chelsea nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në “Etihad Stadium”. Një barazim shumë i luftuar, ku pas sfidës ka folur Pep Guardiola.

Timonieri i citizenëve ka theksuar se Chelsea është kampion bote dhe një ekip shumë i fortë. Ndër të tjera nënvizoi se kundërshtari ushtroi shumë presion.

“Nuk pajtohem me mendimin se City humbi kontrollin. Ata shënuan një gol dhe kjo është arsyeja për të analizuar rezultatin. Sigurisht, ata ushtruan presion më të fortë dhe patën raste sepse humbëm dy topa në fillim të pjesës së dytë.

Chelsea është një ekip kampion bote. Ata nuk kanë lojtarë të akademisë; ata kanë lojtarë të klasit të parë. Pra, është shumë e vështirë të kontrollosh ndeshjen për 90 minuta kundër një ekipi të fortë. Ne humbëm raste në pjesën e dytë – katër ose pesë sulme, dy kundër një ose tre kundër dy. Lojtarët tanë të talentuar u përpoqën ta përfundonin ndeshjen, por nuk mundëm.

Kjo është e vërteta. Kur flasim për të gjitha statistikat në çdo aspekt që mund të analizojmë, njëra prej tyre është se sa efektivë jemi në të tretën e fundit. Në përgjithësi, performanca jonë mbrojtëse, lëvizjet dhe loja kanë qenë të jashtëzakonshme”, ka theksuar Guardiola.

 

Poll

Lexo gjithashtu