
Pep Guardiola
Manchester City u ndal në shtëpi këtë fundjavë në sfidën përballë Brighton. Ndeshja e vlefshme për javën e 29-të të Premier League e zhvilluar në stadiumin “Etihad”, përfundoi 2-2.
Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri spanjoll i “Qytetarëve”, Pep Guardiola. Ky i fundit thotë se ekipi i tij po ndjen presionin, e ndër të tjera thotë që duhet të luajnë mirë për tifozët.
“Të gjithë e ndjenë presionin. Ne duhet të luajmë më mirë dhe pas kësaj tifozët do të kthehen. Në momentet e mira janë aty, por e ndiejnë kur nuk është mirë. Të gjithë e dine”, u shpreh trajneri spanjoll Pep Guardiola.
Poll