
Arsenali tenton titullin kampion në këtë sezon dhe për të arritur deri te trofeu duhen përforcime. Mikel Artetë dëshiron lojtarë që bëjnë diferencën dhe që kanë kualitet për të mbajtur “Topçinjtë” në garën për titull.
Pikërisht timonieri i anglezve ka marrë në dorë vetë situatën dhe ka nisur të merret me merkaton. Sipas mediave britanike bëhet me dije se Arteta ka kontaktuar personalisht lojtarin e Real Madrid.
Rodrygo pëlqehet shumë nga Arteta dhe do t’i bënte shumë punë për pjesën e dytë të sezonit. Braziliani nuk është kundër një lëvizje drejt Premier League, ndërsa kujtojmë se ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2028. Me interes pritet të mësohet se cila do të jetë oferta që Arsenali do t’i bëjë Realit për të lënë të lirë lojtarin.