Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Armando Broja nuk e fal mesfushorin e Argjentinës, veprimi i fundit tregon gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja nuk e fal mesfushorin e Argjentinës, veprimi i fundit tregon
Armando Broja dhe Enzo Fernandez

Enzo Fernandez po i bëhet gjyq publik, pas videos skandaloze ku shfaqte racizëm ndaj lojtarëve të Francës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja e ka hequr shokun e skuadrës te Chelsea nga rrjeti social “Instagram”.

Të njëjtin veprim e kanë bërë dhe 9 lojtarë të tjerë të Chelseat ku 7 prej tyre janë me shtetësi franceze. Bëhet fjalë për Ëesley Fofana, Badiashile, Disasi, Gusto, Nkunku, Ugochukëu, Sarr. David Datro Fofana dhe Lavia e kanë hequr po ashtu Enzo Fernandez.

Kujtojmë se ky i fundit po feston fitoren e Copa America me shokët e kombëtares te Argjentina, kur nisi të këndojë kore tallëse për lojtarët e Francës me origjinë afrikane. Në vazhdim pritet të ketë sanksione për të, ndërsa ka kërkuar falje për çfarë ndodhi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga