
Antony
Sulmuesi i Manchester United, Antony lëshon një mesazh plot vetbesim për të gjithë tifozat e United dhe kundërshtarët e tij. Ai do të jetë protagonist me gola e asiste këtë sezon duke përmbysur një vit të vështirë që kaloi së fundmi.
Në një intervistë për Daily Mail, braziliani nuk tregohet aspak modest duke premtuar gola e asiste dhe mentaliteti i tij i fortë do ta ndihmojë të arrijë atë që dëshiron.
“Jini të sigurtë, do ta dëgjoni emrin Antony të përfshirë në gola dhe asiste. Kam mentalitet shumë të fortë dhe jam i fokusuar në atë që dua. E di që ky sezon do të jetë totalisht ndryshe. Sigurisht kam nevojë për më shumë asiste e gola. Por, do të ndodhi”, është shprehur sulmuesi brazilian.
Poll