
Mikel Merino, Dani Olmo dhe Nico Williams
Mikel Merino është lojtari më i ri i Arsenal. Mesfushori spanjoll ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Real Sociedad, për të nisur një të re në Premier League me klubin londinez.
Këta të fundit do të paguajnë 37 milionë euro te Sociedad për të siguruar shërbimet e futbollistit spanjoll. Ndërkohë që ky i fundit do të firmosë për 4 vite, me opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.
Kujtojmë që Merino ishte një nga surprizat e këtij Europiani, duke bërë paraqitje të mira me Spanjën. Ishte pikërisht ai që shënoi golin e fitores në “frymën” e fundit përballë Gjermanisë në çerekfinale.
Poll