Ruben Amorim mori drejtimin e Manchester United vetëm pak javë më parë. portugezi ka nisur punën te “djajtë” dhe tashmë siç dhet pas çdo ndryshimin në stol do të pasohet me lojtarë që dalin jashtë planeve të skuadrës.
I tillë është rasti i Christian Eriksen dhe Antony, të cilët nuk janë në planet e Amorim dhe ky i fundit nuk i konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës. Të dy futbollistët përfitojnë në javë 350 mijë euro dhe kjo duket një shumë e lartë për Amorim ndaj lojtarëve.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se portugezu dëshiron përforcime dhe në këto kushte duhet t’u bëjë vend prurjeve të reja, duke u bërë “dalje” 2 lojtarëve aktualë. Merkatoja e janarit pritet të sjellë edhe shumë ndryshime të tjera në skuadër.