Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

180 milionë euro për të “paprekshmin” e Xabi Alonsos, Liverpool gati të “zbrasë” arkat për 22-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
180 milionë euro për të “paprekshmin” e Xabi Alonsos,
Liverpool

Liverpool duket se nuk ka "frena" kur vjen puna për tek lëvizjet dhe investimi në merkato. Ndërsa lëvizja me një shifër rekord, do të jetë një kërkesë ndaj Real Madrid për të marrë superyllin e mesfushës, Jude Bellingham.

Nëse rikthehemi tek historiku i “të kuqve”, ata kanë shpenzuar shuma të "frikshme" në verë me lojtarë si Alexander Isak (125 milionë euro), Florian Wirtz (116 milionë euro) dhe Hugo Egitike ( 69 milionë euro) që në total arrin shifra e 446 milion eurove.

Sipas mediave spanjolle, Liverpool mund të ofrojë deri në 180 milion euro për 22-vjeçarin, Jude Bellingham, një shifër që do të thyente rekordin e klubit për një transferim, duke e kaluar ofertën prej 125 milion eurosh për Isak gjatë verës.

Megjithatë, Real Madrid e konsideron Bellingham “të paprekshëm” dhe nuk dëshiron ta shesë, ndërsa Xabi Alonso e sheh mesfushorin si pjesë kyçe të projektit të tij.

Bellingham ka kontratë me Real Madrid deri në korrik 2029 dhe ka qenë pjesë thelbësore e skuadrës spanjolle që ka fituar La Liga dhe Champions League që nga ardhja e tij nga Borussia Dortmund në 2023.

Poll

Lexo gjithashtu