Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Planifikuan të qëllojnë lojtarë dhe tifozë, arrestohen 9 persona që ishin në dijeni për sulmin nga ISIS

Shkruar nga NEWSPORT
Planifikuan të qëllojnë lojtarë dhe tifozë, arrestohen
 

Janë arreshtuar 9 persona që kanë qenë në dijeni për sulmin nga ISIS. Këto të fundit janë rikthyer duke kërcënuar vazhdimisht futbollin, sidomos atë spanjoll. Sipas “El Confidencial” , shërbimet e informacionit “Guardia Civil” kanë zbërthyer javët e fundit një rrjet terrorist që synonte të sulmonte stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Ishte planifikuar që militantë të shumtë të qëllonin drejt lojtarëve dhe tifozëve në ndeshje çerekfinale të Champions League në të cilën do të luante Real Madrid. Nëntë persona u arrestuan në disa operacione policore në Salt (Girona), Algeciras (Cadiz), Anta (Almeria) dhe Tenerife.

Në një poster të publikuar në internet shihet një burrë me kapuç duke pritur autobusin e Real Madrid. Dhe në mesazh shkruhej: “Vëllai im i dashur. Prit në një vend afër pikës së mbërritjes së lojtarëve. Qëlloji ata dhe tifozët e tyre”.

Bashkëpunimi i fortë mes Europolin dhe FBI-në amerikane ka bërë që ky plan “horror” të “thyhet” në mes dhe të luftojë kështu një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shetin Islamik, “ISIS”.

Planifikuan të qëllojnë lojtarë dhe tifozë, arrestohen
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga