Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Përplasje “derbi”, Gattuso përjashton nga skuadra ish-interistin Ivan Perisic

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasje “derbi”, Gattuso përjashton nga skuadra
Gennaro Gattuso, Ivan Perisic

Gennaro Gattuso ka përjashtuar nga skuadra e Hajduk Split, Ivan Perisic. Në Kroaci është ngritur një çështje e nxehtë për ekipin tradicional ku raportohet për përplasje mes trajnerit dhe sulmuesit. I pyetur në lidhje me situatën, italiani është shpreshur se Perisic i ka kërkuar largimin.

“Para 20 ditësh, Perisic erdhi në zyrën time dhe më tha se donte të largohej nga klubi. Nëse dikush nuk dëshiron të qëndrojë, atëherë unë duhet ta respektoj atë. Kjo vlen për të dhe për pjesën tjetër të ekipit.

I dhashë një mundësi për të luajtur, 20 minuta, 35 minuta, 65 minuta, nëse një lojtar shpreh dëshirën për t’u larguar mund të çojë në mendime të gabuara dhe komplikime në dhomën e zhveshjes. Nuk është një histori e mbyllur me Perisic, ai është ende aty”, deklaroi Gattuso.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë veterani që preferon të qetësojë ujërat para një ndeshje të rëndësishme e më pas të qartësojë plotësisht situatën.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe nuk dua që të trazoj futbollistët dhe ambientin. I uroj fat skuadrës dhe më vonë do të flasim për atë që ka ndodhur në të vërtetë”, shkruan Perisic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga