
Republika Çeke ka arritur të fitojë me vështirësi mbrëmjen e sotme ndaj Ishujve Faroe me shifrat 2-1. Kombëtarja çeke kaloi në avantazh në pjesën e parë me Schick, por u barazua pranë fundit nga Vatnhamar. U desh dhe njëherë një sforco nga sulmuesi i Leverkusen pas dy minutash nga goli për t’i dhënë tre pikët përfaqësueses së tij.
Uellsi ka triumfuar në shtëpi përballë Kazakistanit me rezultatin 3-1. Daniel James kaloi në avantazh vendasit, por miqtë barazuan nga 11-metërshi me Tagybergen. Megjithatë, uellsianët realizuan dy herë në të dytën me Davies dhe Matondo duke “korrur” tre pikët në ndeshjen e parë kualifikuese.
Gjithashtu dhe Izraeli ka marrë një 3 pikësh me përmbysje dhe vuajtje ndaj Estonisë me shifrat 2-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Paskotsi, por Hein shkaktoi autogol duke rikthyer baraspeshën. Ishte Eli Dasa në pjesën e dytë që i dhuroi fitoren Izraelit.