Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nuk e grumbulloi, Ancelotti: Nëse Rodrygo dëshiron shpjegime mund të më telefonojë, e ka numrin tim

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk e grumbulloi, Ancelotti: Nëse Rodrygo dëshiron shpjegime mund
Rodrygo - Carlo Ancelotti

Ditën e djeshme Brazili publikoi listën e të grumbulluarve për ndeshjet e muajit shtator. Carlo Ancelotti ka përfshirë në këtë listë Vinicius dhe Eder Militao, pork a lënë jashtë  Rodrygo dhe Endrick.

66-vjeçari në konferencen e tij për shtyp u shpreh se ai i di arsyet e mos grumbullimit, por nëse Rodrygo kërkon shpjegime mund ta telefonojë.

“Nëse duan shpjegime, mund të më telefonojnë. Mendoj se Rodrygo e ka numrin tim. Nuk e di nëse Neymar e ka, por ndoshta po.

Kam shumë dashuri për Rodrygon. Dje luajti shumë mirë për Real Madridin. Ishte ndeshja e tij e parë pas një kohe të gjatë, kështu që ka ende kohë të rikuperohet dhe të kthehet në Kombëtare.

Një lojtar që luan në kombëtare duhet të jetë 100 për qind në formë fizike. Kjo është e rëndësishme. Ata e dinë shumë mirë idenë e kombëtares. Duhet të luajnë dhe të jenë në gjendje të mirë fizike”, ka theksuar italiani.

Poll

Lexo gjithashtu