Sot në Eredivisie luhet supersfida e të gjithë edicionit holanndez dhe ka të bëjë midis dy super big ekipeve. Ajax ballafaqohet me PSV Eindhoven në mitikun “Johan Cruyff”. Qëq nga emri i arenës ku do të luhet kjo sfidë kuptohet për historinë që mbart në vetvete.
Skuadrat historike holandeze hyjnë në këtë De Topper si dy vendet e para në kampionat, ndonëse me mysafirët 8 pikë para. Kështu, djemtë e Franceso Fariolit, ish-trajneri i Nice vihen nën presion pasi në rast humbje e shohin veten jashtë titullit qysh herët.
Kampionët në fuqi të drejtuar nga Peter Bosz, ish-i BVB janë në hapin e duhur për të thyer rekordin e tyre për më shumë pikë të grumbulluara, 91. Aq arritën sezonin e kaluar futbollistët e qytet-portit të Eindhoven. Klubi i shumë legjendave braziliane në ligën holandeze është i pamposhtur që nga marsi në ligën holandeze dhe ndaj puna e klubit mitik Ajax vështirësohet akoma më shumë.
“Shigjetarët” kanë 5 fitore radhazi para derbit dhe kjo rrit optimizmin. Tekniku italian e nisi keq aventurën në Amsterdam, por tani sulmi i 4 herë kampionëve të Champions shënon mesatarisht 2 gola e gjysëm për sfidë. Kryqytetasit do të duan sot t’i japin fund ecurisë 2 vjeçarekundër armikut të betuar.