
Anglia fitoi bindshëm takimin 3-0 kundër grekëve që radhën e parë i befasuan në mes të "Wembley". Kësaj radhe “Tre Luanët” i kishin marrë mirë masat dhe nuk u kapën në disfatë. Vëmendjen e ka marrë Federata Angleze e Futbollit pas këtij verdikti.
FA po shqyrton trajtimin e tifozëve të Mbretërisë në Athinë. Policia greke dyshohet se ka përdorur gaz lotsjellës dhe mburoja kundër tifozëve ishullorë në stadiumin Olimpik. Zëdhënësi i federatës së Anglisë ka folur publikisht.
“Jemi të vetdijshëm se disa nga tifozët tanë patën një përvojë të vështirë jashtë fushës dhe o marrim më shumë informacione se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht. Patëm rezultat spektakolar, mirëpo duhet të sigurohemi se mbështetësit tanë nuk janë futur në rrezik të pajustifikueshëm.”, u shpreh Federata e “3 Luanëve”.
Policia greke ende nuk ka dhënë një sqarim mbi këtë debat që është hapur në mediat e të dy vendeve.