Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

“Shqiptarët mbetën me turp”, trajneri i Rumanisë reagon pas vendimit të UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
“Shqiptarët mbetën me turp”, trajneri i Rumanisë
Mircea Lucescu / Rumani - Kosovë

UEFA vendosi që për largimin nga fusha në ndeshjen e Bukureshtit, të dënojë Kosovën me humbjen 3-0 në tavolinë përballë Rumanisë. Gjithashtu, “Dardanët” janë gjobitur dhe me 6 mijë euro.

Pas këtij vendimi të UEFA-s ka reaguer dhe trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu. Ky i fundit thotë se fitorja e tyre në tavolinë 3-0 është normale, duke shtuar se shqiptarët tashmë kanë mbetur me turp.

“Fituam ne 3-0? Po, në rregull, është shumë normale. Edhe ata mbetën me turp tani, por është zgjedhja e tyre, ata gjithsesi e provuan njëherë”, ishin fjalët e Lucescu pasi mori vesh vendimin përfundimtar të UEFA-s.

Kujtojmë se edhe Federata Rumune u gjobit, me një shumë prej 50 mijë eurosh. Gjithashtu, Rumania do ta luajë ndeshjen e radhës me dyer të mbyllura, pra pa tifozë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga