
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli në një konferencë për shtyp në prag të finales së Ligës së Kombeve që iberikët do të përballen kundër Portugalisë. Kjo është finalja e tij e tretë në stolin e “ Furive të Kuqe”: “Jam i emocionuar që jam trajneri me më shumë tituj. Por nuk mendoj për këtë.
I marr të gjitha sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Sa i përket gjendjes së ekipit: të gjithë janë mirë, madje edhe Le Normand. Do të shohim se çfarë ekipi kemi nesër. Fjalët e Cristiano Ronaldos? I vlerësoj fjalët e Cristiano-s, një legjendë, një shembull. Është kënaqësi të përballesh me Portugalinë dhe me të. Ne e kemi mbështetur atë gjatë gjithë rritjes së tij.
Pjekuria e Yamal shkon përtej moshës së tij. Ai përballet me gjithçka natyrshëm. Do të habiteni kur të dini se sa i qetë është ai në të vërtetë në përballjen me gjithçka. Kjo qetësi e bën atë të veçantë”.