Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Nga natyra shqiptare deri te gjarpri mes Skënderbeut dhe shqiponjës, ideatori shpjegon dizajnin e fanellës së Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Nga natyra shqiptare deri te gjarpri mes Skënderbeut dhe shqiponjës,
Ilustrim / Fisnik Ismaili - Fanellat e reja të Kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar fanellat e reja që Shqiponjat do të veshin në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror FIFA 2026. Lojtarët e drejtuar nga Sylvinho do të veshin fanellat e reja që në ndeshjen e parë të fazës së kualifikimeve që do të zhvillohet më 21 mars kundër Anglisë.

Nga natyra shqiptare deri te gjarpri mes Skënderbeut dhe shqiponjës,
Fanellat e reja të Kombëtares

Pikërisht për dizajnin e kësaj fanelle të re ka folur ideatori, Fisnik Ismaili. I ftuar në emisionin “Opinion” nga Blendi Fevziu, Ismaili ka treguar çdo detaj të fanellës, që nga portreti i Skënderbeut, gjarpri dhe natyra shqiptare.

“Ideja ishte të krijohej një motiv në formë shqiponje, e më pas elementet të formonin një rrëfim të historisë shqiptare. Në pjesën e kraharorit janë natyra, deti, varka, lumi, fryma, dielli, dallëndyshja, lepuri dhe lulja. Pjesa e krahëve është e karakteristikave të Kombëtares, është një valë.

Është edhe simboli i shqiponjës me duar, është dhelpra që tregon dinakërinë tonë. Është ylli që simbolizon lojtarët e Kombëtares që vijnë nga 4 anët e botës. Pjesa qëndrore e kësaj është profile i Skënderbeut që i shkon deri në fund, shihen me shqiponjën sy më sy. Por në mes kanë armikun, gjarprin. Është bërë për të qenë fanellë historike”, u shpreh Fisnik Ismaili.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga