Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Rumania kthehet në ‘mollë sherri’, pas Kosovës një tjetër Kombëtare del kundër UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
Rumania kthehet në ‘mollë sherri’, pas Kosovës
Amir Rrahmani

Vendimi i UEFA-s për t’i dhënë fitoren Rumanisë fitoren 3-0 në tavolinë kundër Kosovës, është kthyer në ‘mollë sherri’. Edhe përfaqësuesja e Suedisë ka apeluar vendimin e marrë nga UEFA.

Pasi fituan 6-0 kundër Azerbajxhanit, suedezët shkuan në kuotën e 16 pikëve, duke u shpallur më të mirët e Ligës C. Por me 3 pikët e marra nga UEFA, Rumania shkoi me 18 pikë, duke parakaluar Suedinë.

Për shkak të kësaj situtate, përveç Kosovës edhe Suedia do të apelojë vendim e UEFA-s në CAS. Këto hapa po ndërmerren pasi më i miri i Ligës C merr pjesë në fazën “play-off”, për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.

Ndërkohë që njoftimin zyrtar për apelimin e vendimit të UEFA-s, e ka bërë të ditur menaxheri i Federatës Suedeze të Futbollit.

“Pas fitores, po prisnim njoftimin e UEFA-s për rezultatin e ndeshjes Rumani-Kosovë. Vendimi i marrë na ndikon keq ne. Ne po shohim mundësinë për ta dërguar më tej këtë çështje. Është thënë që sjellja jashtë fushës kishte impakt dhe ndikoi të dyja skuadrat bashkë me ne”, shkruhet në deklaratën e menaxherit, Kim Kalstrom.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga