Surpriza dhe lumë golash dhuruan takimet e tjera në Ligën e Kombeve. 
Gjermania barazoi 1-1 ndaj Bosnje Hercegovinës, gjithsesi nuk vuri në diskutim fitoren e grupit A3 dhe kalimin në çerekfinalen e kompeticionit. 
Në barazim 1-1 edhe sfida tjetër, Hungari-Holandë me këto të fundit që u pozicionuan në vendin e dytë, zonën play-off për ngjitjen në Divizion, ndërsa Hungaria në zonën play-out për të qëndruar ose jo në Divizionin A. 
Uellsi u ngjit në Divizionin B pas fitores 4-1 ndaj Islandës,ndërsa Mali i Zi  bie në Divizionin D pavarësisht fitores ndaj Turqisë. 
Spektakël me 6 gola për Suedinë ndaj Azerbajxhanit. Sukses i vulosur dhe nga sulmuesi Gyokeres autor i katër golave.
  
    
 
Poll
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       