Anglia ka arritur të ngjitet në Ligën A në Nations League. Rezultatet e fundit impresive kanë ardhur si pasojë e një taktike të zgjedhur nga tekniku Lee Carsley.
Trajneri i kombëtares angleze ka sjellë frymë pozitive në ekip. Dihet tashmë që ai nuk do të jetë më nën drejtimin e Anglisë, pasi timonin e ka marrë gjermani Tuchel. Kjo nuk e ka penguar Carsley-n të punojë fort e mbi të gjitha të mbjellë shpresë.
“3 Luanët” kanë parë një numër rekord talentesh të bëjnë debutimin me fanelën e bardhë nënë drejtimin e anglezit. 8 të rinj iu është besuar të kontribuojnë në skuadër, filozofi kjo tipike ishullore. Ndër këto emra, bien në sy më shumë Madueke i Chelsea-t, Livramento dhe më shumë se kushdo Curtis Jones.
Futbollisti i Liverpool, jo vetëm që ka debutuar po edhe ka realizuar të parin gol për kombin anglez.