Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

"Ndaj Fiorentinës si finale", Valon Berisha nostalgjik për rikthimin në Itali: Aventura te Lazio nuk shkoi mirë, por Inzaghi mbetet mentor

Shkruar nga NEWSPORT
"Ndaj Fiorentinës si finale", Valon Berisha nostalgjik për
Valon Berisha

LASK do të luajë mbrëmjen e sotme një ndeshje mjaft delikate në transfertë përballë Fiorentinës. Sfida e vlefshme për raundin e 5-të të Conference League, nis në orën 18:45. Në prag të kësaj sfide ka folur mesfushori shqiptar i LASK, Valon Berisha.

“Duhet të përpiqejmi të fitojmë për të ecur përpara. Ekipet e “play-off” janë momentalisht me nga 4 pikë ndaj duhet të shpresojmë që dy ndeshjet e radhës t’i shohim si finale. Veçanërisht kundër Fiorentinës, do të jetë shumë e vështirë sepse nuk kanë humbur ende në shtëpi këtë sezon. Te Fiorentina më pëlqen shumë Ikone. Kean është një sulmues i madh.

Aventura ime te Lazio? Kisha shumë probleme fizike, ishte e vështirë. Simone Inzaghi më foli, më dha shpresë, më inkurajoi. Ai ishte gjithmonë i mirë, duke vepruar si mentor për lojtarët e ri të ekipit. Të njëjtën gjë Inzaghi po e bën sot edhe te Interi”, është shprehur mesfushori shqiptar i LASK, Valon Berisha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga