San Marino arriti të fitojë një ndeshje për kalendarin historik të kombëtares së vogël. Miqtë nga vendi brenda Italisë fituan me Lihtenshtejnin, një tjetër principatë e vogël.
San marino me anë të kësaj fitoreje u ngjit në krye të grupit dhe për të parën herë u bë lidere e një grupi kombëtaresh. Përpos kësaj, ata u ngjitën dhe një ligë më lartë. Edhe kjo sigurisht si debutuese. Tani , shteti i vogël do të luajë në Ligën C. Pra, aty ku gjendet Shqipëria.
Kombëtarja me San Marinon është ndeshur disa herë. Shqipëria ka fituar me këtë vend e madje me rezultate me mbi 2 gola. Pas disa vitesh mungese përballjeje me ekipe të dorës së San Marinos, tashmë në short mund të gjejmë këtë skuadër deri diku amatore.