
Spanja do të luajë këtë muaj dy ndeshjet çerekfinale të vlefshme për Nations Legue. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat ndaj Holandës.
Ajo ç’ka bie në sy është lënia jashtë e yllit të Barcelonës, Gavi. Ndërkohë një prurje interesante është ajo e Asencio, qendërmbrojtësit të talentuar që këtë sezon po shkëlqen me Real Madrid.
Kujtojmë që dy sfidat ndaj Holandës do të zhvillohen më 20 dhe 23 mars. Ndërkohë që më poshtë do të njiheni me listën e plotë të lojtarëve të grumbulluar nga trajneri De La Fuente.
LISTA:
Portierë: David Raya, Unai Simon, Alex Remiro.
Mbrojtës: Pedro Porro, Mingueza, Le Normand, Cubarsi, Martinez, Asencio, Grimaldo, Cucurella.
Mesfushorë: Zubimendi, Casado, Fabian Ruiz, Merino, Alex Baena, Pedri.
Sulmues: Lamine Yamal, Williams, Ferran Torres, Yeremy, Olmo, Ayoze, Morata, Bryan Zaragoza, Samu, Oyarzabal.