
Morata
Pas gjashtë muajsh nga transferimi i tij te Milani, Alvaro Morata do të largohet nga kuqezinjtë. Sulmuesi që fitoi Euro 2024 me kombëtaren spanjolle do ta vazhdojë karrierën në Superligën turke.
Galatasaray do të jetë skuadra e ardhshme për sulmuesin e Milanit. Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, klubi turk ka rënë dakord për të gjitha kushtet e kësaj lëvizjeje.
Fillimisht sulmesi 32-vjeçar do të huazohet te Galatasaray për një afat kohot 18-mujor. Gjithashtu në kontratë do të ketë të drejtën e blerjes prej 8 deri në 10 milionë euro.
Poll